Një delegacion i Fakultetit të Studimeve Islame i Prishtinës vizitoi Universitetin “Beder” të Tiranës
vizita beder
Dekani i FSI-së prof. dr. Qazim Qazimi në shoqërim të prodekanit prof. ass. dr. Zija Abdullahut dhe sekretarit Vedat Shabani më datë 22.05.2012 i bënë  një vizitë zyrtare Universitetit “Beder” të Tiranës.
Delegacioni i FSI-së u prit nga rektori i UB-së, prof.  dr. Ferdinand Gjana i cili i dëshiroi  mirëseardhje delegacionit dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të UB-së për bashkëpunim të ndërsjellë të stafit akademik dhe, ndër të tjera edhe në organizimin e konferencave të përbashkëta me tematika dhe fusha të ndryshme.


Delegacioni i FSI-së u prit edhe nga zv. Rektori i Universitetit, njëherësh dhe dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, prof. dr. Ayhan (Ajhan) Tekines. Gjatë këtij takimi zv. Rektori i shprehi mirëseardhje dhe e informoi delegacionin e FSI-së mbi ecurinë e studimeve në këtë Universitet. Në vazhdim zv. Rektori i UB-së dhe dekani i FSI-së u akorduan që të bëjnë përgatitjet procedurale për fillimin e një bashkëpunim mes Fakultetit të Shkencave Islame dhe FSI-së në afat sa më të shkurtër.
Pas vizitën dhe drekës në UB, delegacioni i FSI-së në krye me dekanin vizitoi edhe Komunitetin Mysliman të Shqipërisë ku u prit nga kreu i saj H. Ing. Selim Muça, nënkryetari, Bujar Spahiu dhe bashkëpunëtorë të tjerë të Komunitetit.{jathumbnail}