Prishtinë, 18.11.2015

Dje, më datë, 17.11.2015, përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe të Kampit Bondsteel vizituan Fakultetin e Studimeve Islame, të cilët u mirëpritën nga dekani i FSI-së, prof.aso.dr. Fahrush Rexhepi, sekretari i Fakultetit, mr. Vedat Shabani si dhe koordinatorja për marrdhënie me jashtë, Muzaqete Kosumi.

Dekani i falënderoi mysafirët për vizitën dhe njëherit i informoi shkurtimisht rreh historikut të Fakultetit të Studimeve Islame, planprogramit, marrëdhënieve me universitetet jashtë Kosovës, hapjen e studimeve postdiplomike Master, si dhe rreth aktiviteteve akademike-shkencore në Fakultet dhe rreth procesit mësimor në përgjithësi.

Pas qëndrimit në zyrën e Dekanit ishte paraparë që në sallën e konferencave të fakultetit të mbahet një bashkëbisedim/diskutim me studentët e FSI-së, rreth temës “Toleranca Fetare dhe Bashkëpunimi/Dialogu Ndërfetar”.

Të pranishëm në bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Studimeve Islame ishin:

Prof.aso.Dr.Fahrush Rexhepi- Dekan i Fakultetit të Studimeve Islame

Peter Preisinger– Udhëheqës i Elementit për Mbështetje Civile Ushtarake – Ambasada Amerikane në Prishtinë

Ati Michael Creagan– Kapelan Ushtarak në Kampin Bondsteel  

Don Lush Gjergji– Vikar general i Ipeshkvisë së Kosovës

Don Kastriot Idrizi– Përfaqësues i Kishës Katolike në Kosovë

Fillimisht secili nga panelistët iu drejtua studentëve, profesorëve dhe të pranishmëve tjerë me disa fjalë rreth temës së përcaktuar.  

Fjalën përshëndetëse e mbajti Dekani i FSI-së, Prof.Dr Fahrush Rexhepi, i cili e mirëpriti këtë debat dhe uroi që kësi lloj debatesh të vazhdojnë dhe të jenë edhe më të shpeshta, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mbizotërojë fryma tolerante dhe do të zhduken të gjitha paragjykimet dhe keqkuptimet në mes nesh, dhe vazhdoi duke thënë ndër tjera se: “Islami nga besimtarët e vet jo vetëm që kërkon dialog, bashkëpunim, mirëkuptim me pjesëtarët e feve tjera, por ai shkon edhe më larg, dhe nga bashkëpunimi reciprok kalon në shkallën e njohjes, që është shkalla më e lartë e tolerancës dhe garanci për të drejta të barabarta mbarënjerëzore si vlera univerzale për bashkëjetesë. Ai poashtu tha: Duke pasur parasysh rëndësinë që ka toleranca, dialogu dhe ndërtimi i paqës në Kosovë, si dhe rolin që mund ta kenë institucionet fetare në ndërtimin e paqës, Bashkësia Islame e Kosovës, institucionet e saja edukativo-arsimore dhe imamët anë e këndë vendit në vazhdimësi janë duke u angazhuar që me mësimet dhe predikimet  e tyre të përqojnë mesazhet hyjnore , që thërrasin për paqë, tolerancë, dashuri, respektim të tjetrit e para së gjithash  në falje e mirëkuptim.”

“Perform and Provide”, kjo është motoja e kapelanëve në kampet ushtarake,-tha Ati Michael Creagan, që do të thotë: përmbush-kryej shërbimet për shërbyesit e fesë tënde por kujdesu gjithashtu dhe për shërbyesit e fesë tjetër. “Detyrë e e imja, – vazhdoi ai,është t’i ndihmojë të gjithë ushtarët t’i kryejnë praktikat e tyre fetare dhe çdo nevojë që kanë ata, poashtu ndjej kënaqësi gjatë punës sime dhe së bashku shkëmbejmë përvojat tona fetare dhe gjatë bisedave tona mësoj shumë gjëra të reja për fetë e tyre”. Ai i porositi studentët që duhet të jenë ata që janë në të vërtet, dhe poashtu t’i gjejmë vlerat e përbashkëta që na lidhin, sepse të gjitha fetë kanë gjëra të përbashkëta si: bujaria, ndershmëria, zemërgjerësia etj.

Mesazhe tolerante dhe frymëzuese pasuan edhe nga panelisti tjetër Don Lush Gjergji, i cili ndër tjera tha: “Vëllazëria jonë ka mbijetuar dhe po mbijeton me shekuj, edhepse kanë ndodhur shumë ndryshime, nuk u zhduk ndjenja e vëllazërisë gjithë shqipëtare, paragjykimet ndaj feve tjera nuk janë pjesë e fesë, por ato vijnë si pasojë e keqkuptimit të fesë, dhe mos praktikimit të asaj çka na porosit feja. Ai poashtu tha se,dikujt i pengon vëllazëria jonë, dhe gjithmonë ka pasur dhe ka ende armiq të popullit tonë që nuk ia dojnë të mirën vendit tonë”.

Pas prezantimit të secilit panelist, ky program vazhdoi me pyetjet nga studentët drejtuar panelistëve, që në përgjithësi ishin rreth temës së lartpërmendur, të tilla pyetje si: “Si duhet të largohen keqkuptimet dhe paragjykimet në mes pjestarëve të feve të ndryshme? A duhet dhe sa është e dobishme që fëmijët t’i marrin mësimet fetare që në moshë të re?

Këtë debat e nderuan edhe më shumë me ardhjen e tyre:

Jessica Farnham– Zyrtare Politike – Ambasada Amerikane në Prishtinë   

Scott Lang– Zyrtar Politik – Ambasada Amerikane në Prishtinë

Kapterr Susannah Ward– Asistente e Kapelanit në Kampin Bondsteel  

Nënkolonel Gilbert Buentello– Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun në Kampin Bondsteel

Vincent Borrero- Elementi për Mbështetje Civile Ushtarake – Ambasada Amerikane në Prishtinë

Mr.Sabri Bajgora -Kryeimam i Republikës së Kosovës

{gallery}tlrncftr1115{/gallery}

Zyra për marrdhënie me jashtë