Prishtinë, 10.10.2016

Më datë 8-9.10.2016, në Tuz të Malit të Zi, nën organizimin e Bashkësisë Islame të Bosnës e Hercegovinës dhe Fakultetit të Shkencave Islame në Sarajevë, profesorët e lëndës së tefsirit në FSI, Prof. ass. Dr. Xhabir Hamiti dhe prof. ass. Dr. Lulzim Esati morën pjesë në takimin dy ditor ku u elaboruan syllabusët dhe planprogramet e lëndës së tefsirit si në nivelin të medreseve ashtu edhe në atë të fakulteteve.

{jathumbnail}Në këtë takim ishin pjesëmarrës përfaqësues nga medreseja e Prishtinës, Shkupit, Sarajevës, Podgoricës dhe Novi Pazarit.

Gjithashtu edhe përfaqësues nga fakultetet islame në Ballkan, si: FSI-Prishtinë, FSHI-Shkup, FIN-Sarajevë, FIT-Zenicë, FSI-Novi Pazarë dhe FIT-Bihaq.

Me rastin e paraqitjes së planprogrameve të fakulteteve seanca e dëgjimit u kryesua nga profesori i FSI-së, prof. ass. Dr. Xhabir Hamiti, ndërsa prezantimi i planprogramit të lëndës së tefsirit u realizua nga prof. ass. Dr. Lulzim Esati.

Zyra për informim, FSI