Prishtinë, 11.12.2018

Më datë 11.12.2018, në Sallën e Konferencave të Fakultetit të Studimeve Islame, u mbajt aktivitet me rastin e shënimit të datëlindjes së Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s.
Në kuadër të këtij programi ishin paraparë dy ligjërata dhe disa pika artistike të përgatitura nga studentët e FSI-së.

Në këtë program morën pjesë zv. Kryetari i Kryesisë së BIRK-ut, drejtori i Medresesë së Mesme Alauddin, stafi akademik i FSI-së, mysafirë të tjerë si dhe studentët e FSI-së. Në vazhdim dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi e mbajti një ligjëratë lidhur me shëmbëlltyrën e Muhamedit a.s. në të cilën theksoi se lindja e tij ishte si një yll i cili ndriçoi jo vetëm gadishullin arabik, por tërë botën. Dekani gjithashtu gjatë ligjëratës së tij u fokusua në virtytet e larta morale të Pejgamberit a.s., duke theksuar se Zoti xh.sh. garantoi për moralin e Pejgamberit a.s. sepse morali është gjëja më esenciale e avancimit dhe zhvillimit të një shoqërie.

Pas përfundimit të ligjëratës programi vazhdoi me një pikë artistike nga studentët e FSI-së, të cilët para audiencës u paraqitën me një Ilahi kushtuar Pejgamberit a.s.

Programi vazhdoi me ligjëratën e prof. asoc. dr. Hajredin Hoxha, me temën: “Obligimet tona ndaj Kuranit”. Profesori i nderuar bëri një shtjellim të mrekullueshëm të kësaj teme, duke ofruar shembuj praktik rreth komentimit të Kuranit në kohët e mëhershme dhe kohën aktuale, duke potencuar edhe studimet e orientalistëve, dhe qëllimin e tyre, rreth Kuranit, si dhe në fund foli edhe për përkushtimin tonë ndaj Kuranit në mënyrë që ai të jetë udhërrëfyes dhe ndriçues i rrugës sonë. Në kuadër të ligjërimit të tij, ndër të tjera ai tha: Ne kemi një thesar (Kuranin) që askush në këtë botë nuk e ka.

Në fund të programit dekanati i FSI-së kishte përgatitur një koktej për çka ftoi të gjithë të pranishmit.

{gallery}mevlud2018{/gallery}