Prishtinë, 05.10.2023

Sot, Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame, nën udhëheqjen e dekanit, prof. asoc. dr. Islam Hasani, mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin akademik 2023/2024

Në këtë mbledhje si pikë e rëndësishme e rendit të ditës ishte aprovimi i listës së stafit akademik me angazhim për vitin 2023/24.

Në këtë mbledhe, me propozim të dekanit të Fakultetit, u mor vendimi për mbështetje financiare nga ana e Fakultetit për stafin akademik, i cili boton punime shkencore në revistat me impakt faktor.

Dekani Hasani i njohu anëtarët e KMSH-së edhe për nënshkrimin e marrëveshjes me Universitetin “Nexhmedin Erbakan”, ku si rezultat i kësaj marrëveshje, përmes FSI-së, kandidatët e interesuar nga Kosova dhe rajoni mund të vazhdojnë studimet e doktoraturës në gjuhë arabe në Konja të Turqisë. Pjesë e kësaj marrëveshje do të jenë edhe stafi akademik i FSI-së, të cilët mund të jenë pjesë e ligjërimit dhe mentorimit.

Në mbledhje gjithashtu u diskutuan edhe çështje të tjera që ndërlidhen me mbarvajtjen e procesit të mësimdhënies në Fakultet.