{jathumbnail}Dekani i FSI-së Prof. Dr. Qazim Qazimi në shoqërim të sekretarit të Fakultetit, z. Vedat Shabani u priten sot (e Premte dt. 29. 03. 2013) nga rektori i  UP-së  (Hasan Prishtina) Prof. asoc. dr. Ibrahim Gashi.
Temë e bisedimeve ishte vazhdimi i proceduarve për inkorporimin dhe integrimin e plotë të Fakultetit të Studimeve Islame si njësi akademike e veçantë në kuadër të UP-së si dhe digjitalizimin e  administratës së Fakultetit.

Rektori i UP-së (Hasan Prishtina) i tha  dekanit të FSI-së se parimisht pajtohet për çështjen e instalimit dhe digjitalizimit të administratës së FSI-së dhe premtoi se së shpejti do të filloj kjo punë e, le të jetë ky hap i parë drejt inkorporimit dhe integrimit të FSI-së në kuadër të UP-së(Hasan Prishtina).