Sot, më datë 16.08.2025, në Fakultetin e Studimeve Islame ishte për vizitë një delegacion nga Fakulteti i Shkencave Islame të Sarajevës të cilit i printe prodekani i Fakultetit, prof. dr. Zuhdija Hasanović.
Delegacioni në fjalë u prit nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës, prof. asoc. Dr. Islam Hasani dhe sekretari, mr. Vedat Shabani.
Vizitës së delegacioni në Fakultet i paparpriu vizita në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës të cilët u pritën nga Sekretari Gjeneral i BIK-ut, njëherit edhe zv. Myftiut, z. Ahmet Sadriu.
Gjatë kësaj vizite mysafirët u njoftuan me aktivitetet të cilat realizon Bashkësia Islame e Kosovës si dhe Fakulteti i Studimeve Islame i Prishtinës.
Prishtinë, 16.08.2025







