Prishtinë, 27.09.2023

Sot, më datë 27.09.2023, në FSI ishte për vizitë një delegacion i Fondacionit “Zajed Bin Sultan Al-Nahjan” me seli në Abu Dabi, i cili përbëhej nga z. Said al Humejri, z. Haled al Kabi, z. Saleh al Muesemi dhe z. Eid al Amiri.

Mysafirët u pritën nga dekani i FSI-së, prof.asoc.dr. Islam Hasani me bashkëpunëtorë. Dekani Hasani fillimisht ju shprehu mirëseardhje mysafirëve duke i falënderuar ata dhe Fondacionin e lartpërmendur për kontributin e tyre që kanë dhënë në të mirë të qytetarëve të Kosovës, veçmas për ndërtimin e objektit të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Dekani Hasani gjithashtu i informoi mysafirët për programet studimore që ofron FSI, gjithashtu për stafin akademik dhe studentët të cilët studiojnë në këtë institucion.

Nga ana tjetër edhe mysafirët shprehën falënderimet e tyre për mikëpritjen e organizuar nga ana e FSI-së. Gjatë takimit ata patën rastin të bisedonin me menaxhmentin e Fakultetit dhe stafin akademik të profesorëve, me që rast ata u ndan shumë të kënaqur me punën dhe angazhimin që është duke bërë FSI në fushën e arsimit të lartë islam në Kosovë.