Prishtinë, 14.03.2017

Sot, më datë 14.03.2017, në FSI qëndroi një delegacion nga Liga Botërore Islame në krye me Sekretarin Gjeneral, dr. Muhamed bin Abdulkerim El-Isa. Në shoqërim të tij ishte edhe Myftiu i Republikës së Kosovës, mr.Naim ef. Tërnava
Sekretari Gjeneral i Ligës Botërore Islame, dr. Muhamed bin Abdulkerim El-Isa fillimisht u prit në zyrën e dekanit të FSI-së, prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi i cili i uroi mirëseardhje mysafirit në FSI dhe më pastaj e informoi rreth rrethanave dhe kohës së themelimit dhe zhvillimit e transformimit nëpër periudha kohore të FSI-së. Dekani po ashtu e informoi sekretarin e përgjithshëm të Ligës Botërore Islame për kuadrin mësimdhënës dhe reformat në kurikula si dhe për bashkëpunimin që FSI ka me institucione akademike-shkencore të vendeve të ndryshme të botës.

Më pastaj takimi vazhdoi në sallën e profesorëve ku të pranishëm ishin i tërë delegacioni nga Liga Botërore Islame dhe stafi akademik i FSI-së. Në këtë takim dr. Muhamed bin Abdulkerim El-Isa mbajti një fjalë rasti para stafit akademik të FSI-së duke u fokusuar në çështjen e ekstremizmit dhe islamofobisë, me ç`rast theksoi se që të dy veprimet janë të papranueshme. Ai gjithashtu foli për predikimin e parimeve islame duke u mbështetur në fjalën e Zotit në Kuran ku kërkohet aplikimi i metodave të urtësisë dhe të paqes gjatë ligjërimit.
Më pas sekretari i Ligës Botërore Islame, prof .dr. Muhamed bin Abdulkerim El-Isa mbajti një ligjëratë para stafit mësimdhënës dhe studentëve të FSI-së si dhe pjesëmarrës të tjerë nga Bashkësia Islame e Kosovës. Ai gjatë ligjëratës së tij përsëri u fokusua për promovimin e vlerave paqësore të islamit duke e mënjanuar çdo dhunë apo  imponim në këtë rrugëtim. Ai theksoi se shkolla të ndryshme juridike nuk duhet të keqpërdoren për të mbjellë urrejtje dhe konflikte ndërmjet muslimanëve sepse secili mundohet t`a predikoj të vërtetën. Ndër të tjera theksoi se islami është kundër çdo lloj dhune, urrejtje dhe imponimi, madje muslimanët duhet t`i trajtojnë mirë dhe të sillen mirë edhe me pjesëtarë të komuniteteve tjera jo islame kudo qofshin ata.
Në fund të takimit nikoqiri prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore Islame prof. dr. Muhamed bin Abdulkerim El-Isa shkëmbyen dhuratat mes veti.
Zyra për informim, FSI

{gallery}rabita{/gallery}