Prishtinë, 19.11.2018
Të enjten, me datë 15.11.2018, një grup prej 50 studentëve të FSI-së, nën shoqërimin e dekanit të FSI-së, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepit, prodekanit, sekretarit dhe profesor, dr. Lulzim Esatit, vizituan Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup.
Stafi i FSI-së dhe studentët u pritën nga dekanati i FSHI-së, në krye me dekanin, dr. Shaban Sulejmanin, me stafin akademik dhe me studentët.
Fillimisht mikpritja e stafit u realizua në zyrën e dekanit të FSHI-së, me ç‘rast ai shprehu mirëseardhje dhe falënderoi për këtë vizitë, e më pas na njohu me mbarëvajtjen dhe procesin e studimeve në FSHI, programet e studimit, stafin akademik dhe studentët të cilët vijojnë studimet në këtë institucion. Ndërkaq, dekani, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, e falënderoi nikoqirin për mikpritjen vëllazërore, si dhe e njohu atë me procesin e arsimit në FSI, duke u fokusuar me theks të veçantë në reformat të cilat i ka ndërmarrë FSI me rastin e përgatitjes së programeve të studimit. Dekani Rexhepi, po ashtu në emrin e stafit të FSI-së, ia uroi detyrën dekanit të FSHI-së, dr. Shaban Sulejmanit, duke i uruar suksese dhe mbarësi gjatë mandatit të tij. Me këtë rast, dekani Rexhepi i dhuroi dekanit Sulejmani një kopje të Monografisë së FSI-së, një kopje të Epitafeve, si dhe nga një kopje të të gjitha botimeve të FSI-së.
Më pas vizita, me prezencën e dy dekanëve, vazhdoi në amfiteatrin e Fakultetit, në të cilin ishin prezent edhe studentët. Para tyre, me nga një fjalë rasti, duke shpalosur angazhimin e tyre në studime iu drejtuan të dy dekanët.
Pas përfundimit të vizitës në FSHI, studentët patën mundësinë që ta vizitojnë qendrën e Shkupit. {gallery}fshishkup{/gallery}
Përgatiti
Mr. Vedat Shabani, sekretar