Bashkësia Islame e Kosovës

Fakulteti i Studimeve Islame

Prishtinë

Sot, me datë 21.10.2021, në FSI qëndroi për vizitë kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, prof. ass. dr. Hasnije Iljazi dhe drejtori i Agjencionit të Kosovës për Akreditim, z. Naim Gashi.

Në këtë takim, dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, fillimisht iu shprehu mirëseardhje dhe i njohu ata me arritjet, reformat dhe zhvillimet e përgjithshme në Fakultet. Me theks të veçantë u bisedua për proceset e akreditimit, me që rast dekani Rexhepi theksoi se Fakulteti i Studimeve Islame ka përfituar përvoja të rëndësishme në fushën akademike shkencore dhe në procesin e zhvillimit të mësimdhënies.

Ndërsa, kryetarja e KSHC-së, prof.dr. Hasnije Iljazi, e njohu me angazhimet dhe përgatitjet e përhershme që po ndërmerr KSHC-ja lidhur me reformat, standardet dhe ndryshimet e avancuara që po bëhen në Agjencionin e Kosovës për Akreditim, si dhe për nevojën e ngritjes së cilësisë në rrafshin e përgjithshëm akademik-shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.

Pas takimit me dekani, kryetarja e KSHC dhe drejtori i Agjencionit zhvilluan nje takim edhe me kryetaren e Unionit te studenteve, Anisa Hoti me bashkepuntore!