Prishtinë, 03.10.2017
Me një ceremoni solemne të organizuar nga dekanati i FSI-së, sot filloi viti i ri akademik 2017/2018. Në kërë ceremoni, përveç dekanatit, stafit akademik e adminstrativ dhe studentëve, i pranishmë ishte edhe myftiu i Kosovës, mr. Naim ef. Tërnava.
Dekani i Fakultetit, prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi, në një fjalë rasti tha: “Fillimisht falënderoj Allahun xh.sh. i Cili na ka mundësuar që edhe këtë vit akademik ta fillojmë mirë e mbarë”. Ai më pastaj përshëndeti studentët dhe stafin akademik, duke i uruar për fillim të mbarë dhe suksese edhe më të mëdha gjatë këtij viti akademik. Në vazhdim dekani theksoi se, FSI ofron kushte mjaft të përshtatshme për zhvillimin e mirëfilltë të procesit mësimor. FSI ofron një staf të kualifikuar dhe kompetent, literaturë profesionale si dhe program mësimor bashkëkohor i cili përmbushë nevojat e studentëve dhe të besimtarëve të trevave tona. Në këtë kuptim dekani theksoi se vetëm gjatë këtij viti FSI ka botuar katër libra të lëndëve profesionale, autorë të të cilave janë profesorët tanë.
Ndërsa myftiu i Kosovës, mr. Naim ef. Tërnava, në fjalën e tij shpallosi disa kujtime të kohërave të mëhershme dhe vështirësitë me të cilat janë ballafaquar si nxënës dhe studentë me qëllim të arritjes së përfundimit të studimeve. Myftiu tutje theksoi se tanimë të gjitha kushtet janë më të volitshme dhe ajo çfarë kërkohet nga studenti është përkushtimi me zell në fushën akademike, shkencore e hulumtuese.
Në fund dekanati i FSI-së kishte përgatitur një koktej rasti për stafin dhe studentë.{gallery}vtiri1718{/gallery}
Zyra për infromim, FSI