FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME
Prishtinë, 17.03.2015
Në kuadër të aktiviteteve të dekanatit të Fakultetit të Studimeve Islame sot, më datë 17.03.2015, në Sallën e konferencave të FSI-së përfaqësuesi i Dijanet-it të Turqisë, z. Abdulla Vasfi Yuce mbajti një ligjëratë, para studentëve dhe profesorëve të FSI-së, me temë: “Jetëshkrimi dhe biografia e Muhamedit s.a.v.s.”.
Të pranishmëve fillimisht ju drejtua dekani i Fakultetit prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi i cili ju dëshiroi mirëseardhje dhe falënderoi përfaqësuesin e Dijanet-it për prezencën e tij dhe kontributin që është duke dhënë në Kosovë në përgjithësi dhe në FSI në veçanti.
Në vazhdim audiencës ju drejtua përfaqësuesin e Dijanet-it me ligjëratën e tij kushtuar jetës së Pejgamberit a.s., duke e veçuar aspektin e përkushtimit të tij ndaj fëmijëve. Ai gjatë ligjëratës së tij solli shumë shembuj se si Pejgamberi a.s. është përkujdesur për fëmijët dhe si ka shfaqur mëshirë ndaj tyre.
Në fund, dekani i FSI-së, në shenj falënderimi për kontributin e tij ndaj Fakultetit i dha një dhuratë me përmbajtje të objektit të Fakultetit.{gallery}yulce{/gallery}