Në kuadër të angazhimeve dhe aktiviteteve të dekanatit të FSI-së, sot u realizua takimi i dytë i grupit punues të FSI-së së bashku me përfaqësues të SHER-it dhe ekspertit, prof. dr. Agron Hajdari, për përgatitjen e “Planit Strategjik 2026/2030”.

Ky aktivitet mbështetet nga SHER (Sustainable Higher Education and Research in Kosovo) në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit i cili është arritur mes FSI dhe SHER më datë 24.12.2024. SHER.

Takimi i dytë kishte për fokus prezantimin e metodologjisë për SWOT analizë si dhe hartimin e SWOT analizës. Në kuadër të kësaj pika u diskutua për pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë si dhe sfidat me të cilat mund t ballafaqohet FSI.

Në këtë takim u diskutua edhe për përcaktimin e VIZIONIT dhe MISIONIT të FSI-së, ku nga të pranishmit u dhanë ide dhe mendime se si duhet të jetë.

Prishtinë,
25.09.2025