Në kuadër të angazhimeve dhe aktiviteteve të dekanatit të FSI-së, dhe me qëllim të ngritjes së cilësisë, dekani i FSI-së ka themeluar një grup punues të përbërë nga profesorët dhe menaxhmenti i Fakultetit, me qëllim të përgatitjes së Planit Strategjik të FSI-së për periudhën 2026-2030.

Ky aktivitet mbështetet nga SHER (Sustainable Higher Education and Research in Kosovo) në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit i cili është arritur mes FSI dhe SHER më datë 24.12.2024. SHER ka angzhuar një ekspert të fushës, prof. dr. Agron Hajdari, i cili ka një përvojë të gjatë në këtë fushë dhe i cili do të angazhohet edhe në FSI për të zhvilluar Planin Strategjik për periudhën e lartëcekur.

Takimi i parë për këtë qëllim u realizua dje më datë 11.09.2025 ku u diskutua për dokumentet e mëhershme, metodologjinë e cila do të përdoret dhe çështje të tjera që ndërlidheshin me këtë temë.

Në filim të takimit dekani, prof. asoc. Dr. Islam Hasani potencoi rëndësinë e këtij aktiviteti gjithashtu falënderoi SHER për përkrahjen e tyre të vazhdueshme.

Nga ana tjetër, edhe z. Aqim Emurli, udhëheqës i programit SHER në Kosovë, foli rreth aktiviteteve të tyre të cilat janë duke i bërë në fushën e Arsimit të Lartë.

Prishtinë,
12.09.2025