Në kuadër të angazhimeve dhe aktiviteteve të dekanatit të FSI-së, sot u realizua takimi i katërt i grupit punues të FSI-së së bashku me përfaqësues të SHER-it dhe ekspertit, prof. dr. Agron Hajdari, për përgatitjen e “Planit Strategjik 2026/2030”.
Siç është theksuar edhe më parë, ky aktivitet mbështetet nga SHER (Sustainable Higher Education and Research in Kosovo) në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit i cili është arritur mes FSI dhe SHER më datë 24.12.2024. SHER.
Takimi i katërt kishte për fokus: Prezantimin e Draftit të Strategjisë 2026-2030; struktura e dokumentit strategjik, vizioni, misioni, objektivat, masat dhe indikatorët, komentet nga anëtarët e Grupit Punues, identifikimin e boshllëqeve dhe propozimeve për përmirësim, si dhe përmbledhjen e rekomandimeve, zbatimin, monitorimin, raportimin dhe ndikimin buxhetor të Strategjisë.
Ky takim llogaritet si takimi përmbyllës i kësaj punëtori ku në ditët në vijim do të dorëzohet drafti final i Planit Strategjik për procedurë të më tejme në kuadër të Fakultetit.
Prishtinë, 24.11.2025




