Më datë 04.12.2025, u realizua një takim me kandidatët e interesuar për regjistrimin e studimeve të nivelit PhD, në kuadër të Programit të përbashkët mes FSI dhe RZS CASIS në kuadër të Universiti Teknologi Malaysia (UTM).
Në këtë takim prezent ishin dekani i FSI-së, prof. asoc. Dr. Islam Hasani dhe përfaqësues të Universitetit UTM, dr. Syed Redzuan Alsagoff dhe Hazieqa Hamzani.
Qëllimi i takimit ishte që kandidatët të informohen me kushtet e regjistrimit, dokumentet e nevojshme, metodologjinë e paraqitjes së tezës dhe çështje të tjera që ndërlidheshin me regjistrim në nivelin PhD.
Prishtinë, 05.12.2025




