Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës
Fakulteti i Studimeve Islame i Prishtinës
SHPALL
Tender për Sistemin Elektronik për Menaxhimin e Punëve me Studentë “SEMS”
SPECIFIKIMI TEKNIK PËR PROJEKTIN ME TITULL: “SEMS”
Fakulteti i studimeve Islame (FSI) ka transferuar punën manuale në atë digjitale. Në kuadër të kësaj strategjie në FSI duhet të implemetohet dhe vë në punë Sistemi Elektronik për Menaxhimin e punëve me Studentë (SEMS).
Si module që duhet të përfshij SEMS janë:
1. Moduli i studentëve
2. Moduli i profesorëve
3. Moduli i kontratave me studentë
4. Moduli i faturimit
5. Moduli i financave
6. Moduli i pagave
7. Moduli i raportimeve
8. Moduli i shpalljeve të informacionit në koridore
Në kuadër të këtij Sistemi është i përfshirë edhe implemetimi i Modulit për evidentimin e studentëve dhe mësimdhënësve në mësim.
Përshkrimi teknik i aplikacionit:
Aplikacion duhet të punoj në platëformën Microsoft. Arkitektura është klient / Server.
Arkitektura klient / server është një model informatash në të cilin serveri strehon, shpërndan dhe menaxhon shumicën e burimeve dhe shërbimeve që konsumohen nga klienti. Ky lloj i arkitekturës ka një ose më shumë kompjuterë të klientëve të lidhur me një server qendror mbi një rrjet ose lidhje interneti. Ky sistem ndan burimet informatike.
Arkitektura klient / server dihet gjithashtu si një model informatash në rrjet ose rrjet klient / server sepse të gjitha kërkesat dhe shërbimet ofrohen në një rrjet.
Mjetet e përdorura: C # .NET 4.5,si dhe ASP.net MVC devexpress 18.1 (mjetet) bazës së të dhënave SQL Server 2014.
Sistemi duhet të jetë i përshtatshëm për komunikim ne Internet dhe Intranet dhe i bazuar në protokollet e mirënjohura HTTP dhe TCP duke mundësuar në këtë formë pavarësimin nga pajisjet fundore dhe bazat e shënimeve e serverët për ruajtjen e tyre.
Kërkesat teknike të projektit:
* Kompania duhet të bëjë studimin e procesit të punës
* Sistemi duhet të këtë shpejtësi të përpunimit të dhënave dhe të mundësoje regjistrimin.
* Sistemi duhet të përmbajë modulin e administrimit në të cilin duhet të jenë të organizuar:
* Përdoruesit
* Grupet dhe
* Privilegjet
* Sistemi duhet të ofrojë regjistrim të pakufizuar të terminaleve dhe parametrave përkatës të tyre.
Afati për paraqitjen e ofertave 14 ditë pune nga dita e publikimit në web-faqen zyrtare të FSI-së.
Ofertat dorëzohen çdo ditë pune në zyrën e sekretarit të Fakultetit, nga data 11.02.2019 deri më datë 28.02.2019 nga ora 10.00 deri në ora 15.00
Përparësi në përzgjedhjen e ofertave do të ketë oferta me çmimin më të arsyeshëm dhe projektin më të mirë profesional.
DEKANI
Prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi