07.07.2021, Prishtine 

 

DELEGACIONI NGA FORUMI MUSLIMAN EUROPIAN VIZITOI FAKULTETIN E STUDIMEVE ISLAME NË PRISHTINË

Delegacioni i Forumit Musliman Europian në përbërje të z. Ramadan Jakup, dr. Nadir Akad, dhe z. Naim Gandur, anëtarë të Forumit, dje më datë 06.07.2021, vizituan Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Ata u pritën nga dekani, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi me bashkëpunëtorë. Dekani Rexhepi i informoi mysafirët rreth historikut të FSI-së, stafit akademik, studentëve dhe programeve të cilat FSI ofron për studentë. Delegacioni u shpreh i kënaqur me ambientet e FSI-së si dhe vlerësuan lartë punën dhe angazhimin e dekanatit dhe stafit.

Nga ana e tyre edhe ata informuan dekanin me angazhimet dhe aktivitetet e tyre në kuadër të Forumit Mysliman Evropian.