Fakulteti i Studimeve Islame
SHPALL KONKURS
Për zgjedhjen e personelit të rregullt akademik në Fakultetin e Studimeve Islame, si në vijim:
1. Një mësimdhënës për lëndën: Kuran
2. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë arabe
Zgjedhja e personaelit do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të FSI-së si dhe rregulloreve të brendshme.
Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet të dorëzojnë këto dokumente:
1. Kërkesën me shkrim për aplikim;
2. Një CV profesionale;
3. Certifikatën e lindjes, (jo më të vjetër se 6 muaj);
4. Kopjen e diplomës, të studimeve themelore, master/magjistraturë dhe doktoratës, nëse ka, (të noterizuara);
5. Dëshmi për publikimet shkencore e profesionale, si dhe informata të tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë;
6. Dëshmi se nuk është nën hetime.
Kandidatët që i kanë mbaruar studimet jashtë vendit duhet të sjellin edhe vendimin për nostrifikimin (barasvlerën) e diplomës përkatëse (themelore, master/magjistraturë dhe doktoratës).
Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen të skanuara në e-mail adresën: fakulteti.92@gmail.com, brenda afatit të konkursit. Ndërsa kopjet fizike duhet të sillen në Fakultet, rr. “Bajram Kelmendi” nr. 84 Prishtinë, nga data 29.08.2016 deri më datë 02.09.2016.
Konkursi mbetet e hapur 15 ditë kalendarik nga dita e shpalljes në gazetë, respektivisht deri më datë 12.08.2016.
Aplikacionet e arritura pas afatit të konkursit, në e-mail adresë, si dhe ato të pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në web-faqen e FSI-së, www.fsi92.net
DEKANI
Prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi