Ne baze te nenin 17 te Statutit te Fakultetit te Studimeve Islame në Prishtinë dhe duke u mbështetur ne vendimin e Këshillit Mësimor- Shkencor të FSI-së në mbledhjen e mbajtur më datë 12.01.2012, Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtine rishpall:
KONKURS
Për sekretar të Fakultetit të Studimeve Islame
Kushtet:
- 1.Të ketë të kryer fakultetin (mundësisht fakultetin juridik) por që më parë të ketë kryer medresenë.
- 2.Përvojë pune në administratë.
- 3.Njohja e gjuhën arabe dhe e ndonjë gjuhe botërore (angleze).
- 4.Aftësi organizuese dhe menaxhuese në lëmin e administratës.
- 5.Çertifikata e lindjes.
- 6.Çertifikata shëndetësore.
Dokumentet duhet të jenë në origjinal dhe t’iu bashkëngjitet një (CV).
Konkursi është i hapur nga data 20.01.2012, deri më datë: 03.02.2012
Kërkesat dorëzohen ne lokalet e Fakultetit te Studimeve Islame te Prishtinës, çdo ditë pune në adresën: Rr. “Bajram Kelmendi” nr. 84. Prishtinë.
Vërteton:
Prof. dr. Qazim Qazimi, dekan
—————————————–