Prishtinë, 24.11.2023

Njoftohen të gjithë studentët dhe stafi akademik se më 29.11.2023, e mërkurë, Fakultetin e Studimeve Islame do ta vizitojë ambasadori i Suedisë në Kosovë, shkëlqësia e tij, z. Jonas Westerlund.

Me këtë rast, ambasadori Westerlund, do të mbajë një ligjëratë para studentëve dhe stafit akademik, me temën: “Dialogu ndërfetar global, Qipro si rast studimi”, duke filluar nga ora 12.00.

Jeni të mirëseardhur!