Njoftohen të gjithë studentët e pranuar në Nivelin Master të vitit akademik 2021/2022, se regjistrimi i semestrit të parë bëhet sipas njoftimit në konkurs, nga data 26.10.2021 deri më datë 29.10.2021, prej orës 10:00 – 15:00.

  • Studentët duhet të bëjnë pagesën e semestrit të parë në shumën prej 400 euro, si dhe 5 euro për indeks në bankën NLB.
  • Duhet t’i sjellin 2 fotografi të formatit të indeksit, 4×6.
  • -Duhet ta plotësojnë fletëregjistrimin, të cilën e marrin tek referentja e Masterit.

Shërbimi për studentë

25.10.2021