9. Prof. ass. dr. Rexhep Suma

Position: Profesor
Categories: Academic Staff
Location: Prishtine
DOKTOR I DAVES DHE KOMUNIKIMIT

Prof.Ass. Dr. Rexhep Suma u lind më 25.12.1974 në Han të Elezit. Medresenë e Mesme “Alauddin” e ka përfunduar më 1993, kurse më pas studimet themelore i ka përfunduar në Imam Muhamed Islamic University, Fakulteti i da’ves dhe komunikimit, në Riad më 2002. Studimet e nivelit master i ka përfunduar në “Fakultetin e Studimeve Islame” në Prishtinë. Studimet e doktoratës së parë i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, kurse doktoratën e dytë në Fakultetin e Studimeve Islame në Novi Pazar, më 2021.
Dr. Rexhep Suma deri më tani ka një bagazh në fushën e ligjërimit universitar duke kontribuar në disa institucione të arsimit të lartë, siç janë:
– Kolegji AAB, Prishtinë, ligjërues;
– Fakulteti i Studimeve Islame, Prishtinë, nga viti 2015, kurse nga viti 2023 është profesor i
rregullt në FSI.

Ka qenë i punësuar në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, si kryeredaktor (2009-2016) dhe sekretar i redaksisë së revistës Dituria Islame (2017-2023).

Zotëron disa gjuhë të huaja, dhe është pjesëmarrës në shumë konferenca, tryeza e tubime shkencore me karakter vendor, rajonal dhe ndërkombëtarë.
Është autor dhe përkthyes i këtyre librave:
1. Bota e melekëve, (përkthim)Shkup, 2005.
2. Fikhu i prioriteteve,(përkthim), Prishtinë, 2014.
3. Reflektim mendimesh në da’ve, Prishtinë, 2018.
4. Islami dhe identiteti, Shkup,2020.
5. Monografi “Revista Dituria Islame 1986-2020”,Ferizaj, 2021.