
Dr. Rexhep Suma
DOKTOR i shkencave të komunikimit
Rexhep Suma lindi më 25 dhjetor 1974 në Dimcë të Hanit të Elezit. Ka diplomuar më 2002 në Universitetin “El-Imam” në Riad me temën “Kriteret fetare islame në reklama”. Temën e masterit, me titullin “Fenomeni dhunë në televizion”, e ka mbrojtur më 2008 në Universitetin AAB të Prishtinës. Aktualisht ndjek studimet e doktoratës në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Për katër vite (2004-2008) ka qenë profesor i Gjuhës angleze në shkollën e mesme ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj. Në Fakultetin e Studimeve Islame është angazhuar më 2015 si ligjërues i lëndës Da’ve. Krahas këtij angazhimi, Rexhep Suma ka qenë për tri mandate (2009-2016) kryeredaktor i revistës “Dituria Islame”. Gjatë viteve 2003 – 2014 ka shërbyer si imam, hatib dhe mual-lim në xhamitë e fshatrave Bibaj, Sazli dhe Dremjak (Ferizaj).
Rexhep Suma është pjesëmarrës në shumë konferenca vendore dhe ndërkombëtare dhe autor i shkrimeve dhe studimeve të ndryshme me përmbajtje islame, por edhe përkthyes i veprave: Bota e melekëve e autorit dr. Sulejman el Ashkar, Fikhu i Prioriteteve, i autorit dr. Jusuf Kardavi, Bashkësia Islame e Kosovës.