Prishtinë, 28.12.2017

Sot, më datë 28.12.2017, në sallën e konferencave të Fakultetit të Studimeve Islame u bë promovimi i librit të prof. Mahmud Arnautit (Allahu e mëshiroftë) me titull: “أسنى المطالب في أحاديث مختلف المراتب” .

Me rastin e promovimit të librit të lartpërmendur, fillimisht u transmetua një kronikë mbi jetën dhe kontributin e familjes Arnauti. Në vazhdim dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi mbajti një fjalë rasti, me ç’rast paraqiti një biografi të shkurtër për prof. Mahmud Arnautin dhe kontributin e tij në fushën shkencore dhe akademike.

Për librin e lartpërmendur referuan dy profesorët e FSI-së, të fushës së hadithit, prof. asoc. dr. Sulejman Osmani, i cili foli rreth autorit të librit, dhe prof. ass.dr. Musa Vila i cili bëri një elaborim mbi përmbajtjen e librit.

Me këtë rast dekani i FSI-së i ndau një mirënjohje për  prof. Mahmud Arnautin, të cilën ia dorëzoi djalit të tij, z. Abdulkader Arnautit.

Në fund të këtij aktiviteti u shpërndanë edhe diplomat për studentët e diplomuar gjatë vitit akademik 2016/2017

{gallery}diplm17{/gallery}