Sot, më datë 07.03.2024, ishte për vizitë në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, ambasadori jorezident i Malajzisë, Zahid Rastam.

Ambasadori Rastam u prit nga dekani i Fakultetit, prof. asoc. dr. Islam Hasani, i cili e informoi ambasadorin për historikun e FSI-së, stafin akademik, studentët dhe programet studimore të cilat ofron FSI për studentët e saj.

Ambasadori Rastam është ambasador i Malejzis në Itali dhe i cili mbulon edhe shtetin tonë Kosovën. Ai ishte i shoqëruar nga sekretari i parë i ambasadës. Ambasadori Rastam mbeti i impresionuar nga vizita e tij në FSI, duke shprehur konsideratë dhe falënderim për mikërpitjen e bërë ndaj tij.