FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME I PRISHTINËS
Ri-akreditohet në nivel institucional dhe dy programe studimi
Me vendimin nr. 1780/190, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC), në mbledhjen e 77-të, të mbajtur më datë 16.09.2019, ndër të tjera mori edhe VENDIMIN për:
I. Ri-akreditimin e Fakultetit të Studimeve Islame në nivel institucional;
II. Ri-akreditimin e programeve të studimit të Fakultetit të Studimeve Islame:
· Teologji Islame BA, 240 ECTS
· Teologji Islame MA, 60 ECTS
Periudha e ri-akreditimit është tre vjeçare (1 tetor 2019 – 30 shtator 2022)
Me këtë rast, dekanati i FSI-së falënderon të gjithë stafin i cili u angazhua në procesin e përgatitjes së RVV-së, syllabusëve, CV-ve dhe dokumenteve tjera relevante për proces të ri-akreditimit.
Prishtinë
26.09.2019
{gallery}riakreditim19{/gallery}