Prof. asoc. dr. Islam Hasani

Dr. Islam Hasani u lind më 16.03.1975 në Suharekë. Studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin e Studimeve Islame të Prishtinës. Studimet e nivelit master i ka përfunduar në “International Islamic University Malaysia”, ndërsa ato të doktoratës i ka përfunduar në “University Malaya” të Malejzisë.

Dr. Islam Hasani ka një përvojë të bujshme në fushën e arsimit të lartë. Ka qenë i angazhuar në disa institucione të arsimit të artë, siç janë:
-IIUM (International Islamic University Malaysia), Lecturer (Part Time)
-UNITEN Malaysia
-The Kingdom University, Bahrain
-ESLG College, European School of Law and Governance.

Deri më tani ka qenë i punësur në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, drejtor financiar.

Flet disa gjuhë të huaja, është i martuar dhe ka dy fëmijë.