{jathumbnail}
Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, prof. dr. Qazim Qazimi me bashkëpunëtor priti sot në një takim z. Skënder Bruçajn, nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ma. Genti Kruja, Drejtor i Kulturës dhe i Dialogut Ndërfetar pranë KMSH-së dhe prof. dr. Ayhan Tekines, dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Tiranë.
Dekani i FSI-së prof. dr. Qazim Qazimi fillimisht ju shprehu mirëseardhje mysafirëve dhe i njoftoi ata në pika të shkurtra rreth aktiviteteve të menaxhmenti dhe stafit të FSI-së.

Në vazhdim dy dekanët biseduan rreth mundësisë së organizimit të takimeve mes stafit akademik të FSI-së dhe FSHH-së me qëllim të shtjellimit dhe studimit të temave të caktuara që kanë të bëjnë me mënyrat dhe format e bashkëpunimit mes dy fakulteteve respektive.
Në fund të takim dekani i FSI-së ia dhuroi dekanit të Fakultetit të Shkencave Humane një pllakatë me emblemën të FSI-së dhe një mirënjohje për bashkëpunim.