Fakulteti i Studimeve Islame i Prishtinës më datë 10.09.2014 ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim mësimor-shkencor dhe hulumtime shkencore me Fakultetin Teologjik të Universitetit të Bursës. Në bazë të kësaj marrëveshje është edhe dërgimi i 20 studentëve të FSI-së nga dekanati i Fakultetit me qëllim të vijimit të kursit një mujor.

{jathumbnail}Nisje e studentëve u bë më datë 01.03.2015 ndërsa kthimi i tyre do të bëhet më datë 29.03.2015.

Studentët kanë arritur me kohë, janë vendosur në konvikte dhe ditën e hënë, 02.03.2015, janë pritur nga dekani i Fakultetit Teologjik, prof. dr. Jashar Ajdinli dhe stafi i tij.

Në këtë kurs marrin pjesë 12 studentë dhe 8 studente të FSI-së.