Sot, më datë 21.03.2014, Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë e vizituan ekspertët e akreditimit në përbërje të: 1. Prof. dr. Abdullah Sahin, “Instituti Markfield i Arsimit të Lartë” në Angli, dhe 2. Prof. dr. Maurus Reinkowski, “Universiteti i Bazelit” në Zvicër, si dhe Ms. Furtuna Mehmeti, eksperte për vlerësim dhe akreditim pranë Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë në vazhdën e aktiviteteve të njëpasnjëshme, vitin e kaluar ka aplikuar me programin “Teologji – MA” pranë Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Agjencia e Kosovës për Akreditim, pas pranimit të raportit të vetëvlerësimit ka angazhuar dy ekspertët e lartcekur për vlerësimin e RVV-së së paraqitur nga ana e FSI-së.
Agjencia e Kosovës për Akreditim me kohë kishte njoftuar Menaxhmenti e FSI-së për vizitën e ekspertëve. Ekspertët për akreditim, sot qëndruan në objektin e FSI-së duke filluar nga ora 09.00 deri në orën 13.00. Gjatë kësaj periudhe ata u takuan me Menaxhmentin e Fakultetit, anëtarët e Këshillit Drejtues të Fakultetit dhe disa profesorë të cilët kanë përgatitur syllabusët për programin “Teologji – MA”. Gjatë kësaj periudhe të qëndrimit të tyre në FSI, ata parashtruan shumë pyetje lidhur me funksionimin e FSI-së në përgjithësi dhe me programin e ofruar për studime Master në veçanti. Ata gjithashtu i bënë një vizitë edhe objektit të Fakultetit në përgjithësi.
Mbesim me shpresë së gjatë vitit akademik 2014/2015 FSI do të startoj edhe me studimet postdiplomike, gjegjësisht me studimet Master në Teologji.

{gallery}expakrdtm{/gallery}