Nga data 22 prill 2019, e deri më datë 03 maj 2019, është mbajtur trajnimi në metodologjinë e mësimdhënies nga profesoresha e Universitetit të Karolinës së Veriut në New York, Dr. Diane Chapman.
Dr. Diane Chapman shërben si Drejtoreshë e Zyrës për Zhvillim në kuadër të Universitetit. Përveç rolit të saj si pedagoge e mësimdhënies në Departamentin e Lidershipit, Politikave dhe Zhvillimit Njerëzor në Universitetin Shtetëror të New City, ajo ka mbikëqyrur të gjitha zhvillimet e këtij Fakulteti që nga viti 2012. Dr. Diane Chapman është një vlerësuese e njohur e programit dhe jep mësim në fushën e vlerësimit të programit dhe dizajnit mësimor. Para angazhimit të saj në Universitetin shtetëror të New City Dr. Chapman shërbeu si koordinatore e udhëzimit online në Chapel Hill, shkolla e Shëndetit Publik dhe ka mbi 20 vjet përvojë pune dhe trajnim në sektorin privat.
Ky trajnim sipas profesorëve të FSI-së ishte mjaft fitimprurës dhe i dobishëm për ta, duke sjell inovacione në metodologjinë e mësimdhënies, duke futur metoda të reja, dhe nxitje për përdorim me të shpeshtë të teknologjisë nga ana e tyre.
Ndër temat kryesore gjatë trajnimit ishin: përdorimi i studimeve të rasteve në mësimdhënie, përfshirja e hulumtimit në mësimdhënie, përdorimi i një moduli të bazuar në hartimin e kursit, teknikat e vlerësimit në klasë, praktikat e vlerësimit të bazuara në kompetenca dhe inkorporimi i nivelit te Bloomit të njohjes në mësimdhënie dhe vlerësim, etj.
Përveq trajnimeve Dr. Diane ishte e gatshme të ndihmoj në çdo fushë që i kërkohej, ku njëherit në prezencën e saj dhe me këshillat e saj FSI formoi edhe grupin Hulumtues të Studentëve, të cilët do të vazhdojnë të bëjnë punë hulumtuese një grup i tyre, duke hulumtuar për tema të ndryshme aktuale.
Poashtu, nuk munguan as konsultimet për çështje të ndryshme me dekanatin, si p.sh formimi i një databaze për studentët alumni, ish studentët e FSI-së, për bashkëpunimin e mundshëm në mes të universitetit ku ajo punon dhe fakultetit tonë, etj.
Dr. Diane ishte mjaftë e kënaqur dhe falënderuese me mikëpritjen dhe me angazhimet tona, me interesimin e profesorëve gjatë trajnimeve dhe interesimin e studentëve për punë hulumtuese.
Prishtinë
06.05.2019
{gallery}trajnim{/gallery}