Dje, më datë 28.07.2022, në ambientet e Fakultetit te Studimeve Islame të Prishtinës u mbajt procesi zgjedhor për zgjedhjën e anëtarëve të KMSH-së.
Në këtë proces zgjedhor morën pjesë gjithsej 27 mësimdhënës, të rregullt dhe me angazhim.
Në bazë të Statutit të FSI-së, si dhe të Rregullores për zgjedhjen e anëtarëve të KMSH-së, Këshilli mësimor shkencor i Fakultetit, përbëhet nga shtatë profesorë të rregullt, një profesor me angazhim. Një përfaqësues i Kryesisë së BIRK, sekretari i Fakultetit dhe përfaqësuesi i studentëve nga pozita janë anëtarë të rregullt të KMSH-së.
Pas zhvillimit të një procesi të rregullt dhe transparent, konformë statutit të FSI dhe rregullores për zgjedhje, dhe pas numërimit të votave nga ana e Komisionit për numërimin e votave, anëtarë të KMSH-së nga stafi i rregullt akademik për mandatin e ardhshëm katër vjeçar u zgjodhën:
- Prof. Dr.Fahrush Rexhepi,
- Prof. Ass. Dr. Zija Abdullahu,
- Prof. Asoc.Dr. Sulejman Osmani,
- Dr. Ajni Sinani,
- Dr.Safet Hoxha,
- Prof. Ass. Dr.Lulzim Esati,
- Prof. Ass. Dr. Musa Vila.
Ndërsa nga stafi me angazhim, anëtar i KMSH-së u zgjodh:
- Prof. Ass. Dr.Islam Hasani.
Anëtatëve të rinj të KMSH-së ju dëshirojmë suksese në angazhimin e tyre të ardhshëm!
Dekanati, FSI