Prishtinë, 14 qershor 2013

Dekanati i FSI-së në fillim të vitit akademik 2012/2013 ka formuar një komision prej pesë anëtarësh për shkrimin e Raportit të Vetëvlerësimit për akreditim të programit për studime master. Komision ka përgatitur raportin me kohë dhe i njëjti është përkthyer edhe në gjuhën angleze e më pastaj i është dorëzuar AAK-së. Agjencia e Akreditimit të Kosovës për vlerësim të Raportit ka angazhuar dy ekspert ndërkombëtar dhe një vendor; Prof. dr. Abdullah Sahin nga Anglia, Prof. dr. Erdal Toprakyaran nga Universiteti Tubingen i Gjermanisë, dhe Mr. Basri Muja drejtor i Agjencisë së Akreditimit.

 

Më 14.06.2013 ekspertët e lartcekur erdhën në Fakultetin e Studimeve Islame për të bërë vlerësimin e Raportit dhe për tu njohur për së afërmi me stafin akademik, stafin administrativ, studentët dhe kushtet materiale në përgjithësi. Ata qëndruan në FSI prej orës 09.00 deri në orën 14.30. Së pari u takuan me menaxhmentin e FSI-së dhe kërkuan sqarime për misionin e Fakultetit, qëllimet e tij, strategjinë për të ardhmen e studimeve në këtë Fakultet, më pastaj u takuan me komisionin për studime master dhe krejt në fund bënë një vizitë në objektin e Fakultetit.
Në fund të takimit ekspertët na bënë me dije se Komisioni do të shkruaj një raport për punën dhe vlerësimet e tyre dhe të njëjtin do t’ia dërgojnë Agjencisë së Akreditimit dhe më pastaj Agjencia po atë raport duhet ta përcjellë në Fakultet.
Të shpresojmë se, pas përgatitjeve të mirëfillta sipas standardëve bashkëkohore, programi për studime master i Fakultetit të Studimeve Islame do të akreditohet.
Dekanati

{gallery}kmmaster{/gallery}