Fakultetit të Studimeve Islame shpall

K O N K U R S

Për angazhimin e mësimdhënësve për lëndët vijuese:

  1. Kur’an,
  2. Gjuhë arabe,
  3. Akaid,
  4. Fik’h,
  5. Usuli-Fik’h,
  6. Histori e së drejtës së sheriatit,
  7. Gjuhë shqipe,
  8. Letërsi shqipe,
  9. Gjuhë turke,
  10. Shkrim akademik,
  11. Qytetërim Islam,
  12. Da’ve
  13. Sociologji

Zgjedhja e personelit akademik do të bëhet në pajtim me Statutin e FSI-së

Kandidatët e interesuar për konkurim duhet të plotësojnë këto kushte:

  1. Të kenë gradë skencore në fushën përkatëse;
  2. Diplomat dhe certifikatat e gradave shkencore nga Bota e Jashtme të jenë të vërtetuara dhe të nostrifikuara;
  3. Bibliografia e gjerë e punimeve shkencore të botuara në revista shkencore, ose e veprave të botuara;
  4. Dokumenteve t’u bashkëngjesin biografinë (CV);
  5. Çertifikata e lindjes.

Konkursi është  i hapur nga data 16. 09. 2014 deri më datë25. 09. 2014

Kërkesat dorëzohen te Sekretari i Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës, çdo ditë pune, në adresën rruga “Bajram Kelmendi” nr. 84, Prishtinë.

Vërteton:

Prof. Asoc. Dr. Fahrush Rexhepi, dekan