Duke u mbështetur ne vendimin e Këshillit Mësimor- Shkencor të FSI-së në mbledhjen e mbajtur më datë 15.06.2017, Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtine shpall:
KONKURS
Për koordinator për marrëdhënie me jashtë
Kushtet:
1. Të ketë të kryer studimet themelore të nivelit (BA);
2. Përvojë pune në administratë, së paku 1 vjet dhe në fushën e bashkëpunimit universitar-ndërkombëtar;
3. Njohja e gjuhëve të huaja, anglisht, arabisht etj.
4. Aftësi komunikuese, menaxhuese dhe organizative në fushën e jetës akademik shkencore;
5. Çertifikata e lindjes;
6. Çertifikata shëndetësore;
7. Dëshmi se nuk është nën hetime.
Dokumentet duhet të jenë në origjinal dhe t’iu bashkëngjitet një (CV).
Konkursi është i hapur nga data 03.07.2017, deri më datë: 14.07.2017
Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen të skanuara në e-mail adresën: fakulteti.92@gmail.com, brenda afatit të konkursit. Ndërsa kopjet fizike duhet të sillen në Fakultet, rr. “Bajram Kelmendi” nr. 84 Prishtinë, nga data 17.07.2017 deri më datë 20.07.2017.
DEKANI
Prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi