Në bazë të nenin 14 të Statutit të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, mbështetur në nenin 20 të rregullores 1/14 të datës 05.06.2014 dhe bazuar në vendimin e Këshillit Mësimor Shkencor të FSI-së, në mbledhjen e mbajtur më datë 24.07.2018, Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë vendosi të shpallë:
K O N K U R S
Për dekan të Fakultetit të Studimeve Islame
Kushtet:
1. Kandidati të posedojë gradë shkencore
2. Përvojë akademike së paku 5 vjet në mësimdhënie.
3. Vepra të botuara dhe publikime shkencore në lëmin e shkencave islame.
4. Njohja e një gjuhe të huaj.
5. Aftësi organizuese dhe menaxhuese në lëmin e arsimit të lartë.
Dokumentet duhet të jenë origjinale, të nostrifikuara dhe t’u bashkëngjitet kërkesa dhe CV-ja.
Konkursi ngelet i hapur tetë (8) ditë nga dita e publikimit.
Kërkesat mund të dorëzohen në lokalet e Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës, çdo ditë pune, në adresën rruga “Bajram Kelmendi” nr. 84, Prishtinë. Nga ora 10.00 deri në ora 14.00
Vërteton:
Prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, dekan