Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës
FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME
Prishtinë, 27.07.2015
Njoftohen profesorët e rregullt në Fakultetin e Studimeve Islame si dhe ata të angazhuar me kontratë se dekanati i Fakultetit, në vazhdën e aktiviteteve dhe avancimit të stafit akademik-shkencor, organizon kurse për mësimin e gjuhës angleze.
Kursi për mësimin e gjuhës angleze do të organizohet për nivele akademike, duke filluar nga data 24.08.2015 deri më datë 18.09.2015, ndërsa nivelet tjera vijuese do të organizohet në koordinim me ndjekësit e kursit dhe mësimdhënësit.
Kursi do të mbahet nga profesoresha e mirënjohur për mbajtjen e kurseve në gjuhën angleze, znj. Dafina Begaj.
Pjesëmarrja është e detyrueshme për gjithë stafin akademik i cili nuk ka njohuri të mjaftueshme në gjuhën angleze.

Dekanati, FSI.