Më datë 06.12.2021, Fakultetit i Studimeve Islame organizoi trajnimin me temë Burimet dixhitale në Studimet Islame”.

Trajnimi u mbajt online, përmes platformës dixhitale ZOOM, nga prof. dr. Misbahur Rehman, nga Instituti i Fesë dhe Kulturës Islame, në Universitetin e Frankfurtit në Gjermani,

Prof. dr. Misbahur Rehman është hulumtues shkencor në këtë universitet si dhe koordinator i Departamentit Erasmus në Institutin për Studimin e Kulturës dhe Fesë Islame në universitetin e Frankfurtit.

Poashtu është koordinator i projektit “Linked Open Tafsir” dhe koordinator i projektit “Bibliotheca Coranica”.

Gjatë trajnimit nga prof. Rehman u shpjegua në mënyrë praktike rreth përdorimit të 3 softwereve (programeve) që përmbajnë ajetet kuranore së bashku me tefsiret e të gjithë komentuesve të Kuranit, si dhe hadithet dhe të gjithë transmetuesit e haditheve me biografitë e tyre, mësuesit dhe nxënësit e tyre, si dhe me libra të dijetarëve dhe me të gjitha detajet e kërkuara.

Poashtu prof. Rehman, shpjegoi dallimin në mes tyre dhe përparësitë e mangësitë e njërit ndaj tjetrit dhe përparësitë e mangësitë e të gjithëve në përgjithësi, si dhe versionet e ndryshme të tyre duke përmendur poashtu se cilat nga këto programe janë më profesionale etj.

Njëri nga këto programe ishte online (Jami Khadim al haramain’s library), dhe 2 tjerët duhej instaluar (maktaba shamela dhe jawami al-kalim) e të cilat janë instaluar më heret nga profesorët në mënyrë që trajnimi të jetë më i dobishëm dhe praktik.