FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME

Prishtinë, 05.05.2014

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së si dhe personeli akademik se semestri i dytë/veror për vitin akademik 2013/2014 përfundon më datë 23.05.2014.

Provimet për afatin e qershorit fillojnë më datë 09. 06. 2014 dhe përfundojnë më datë 26. 06. 2014

Afati i paraqitjes së provimeve fillon prej datës 26. 05. 2014 deri më datë 04. 06. 2014

 

Vërejtje:Studentët të cilët akoma nuk e kanë paguar semestrin veror luten që në afat sa më të shkurtër, gjegjësisht deri më datë 15.05.2014 ta bëjnë pagesën e semestrit, në të kundërtën nuk do kenë mundësi që t’i marrin nënshkrimet nga profesorët e lëndëve.

Dekanati