Në bazë të rregullorës nr. 02/24 të datës 22.07.2024 për studime master ju bëjmë me dije se ekzemplari i punimit master të kandidatit Bashkim Shaban Berisha me titull: “TRASHËGIMIA ISLAME NË TREVËN E TROPOJËS” gjindet në bibliotekën e Fakultetit dhe të interesuarit mund ta shfletojnë deri më datë 31.10.2024.
ABSTRAKTI
TRASHËGIMIA ISLAME NË VENDIN TROPOJE
Treva e Tropojës, si pjesa verilindore e Shqipërisë, e njohur si Malësia e Gjakovës, sot një territor etnik shqiptar i përbërjes islame, paraqet një territor të pasur që ruan vlera të shumta historike, arkeologjike, gjuhësore, etnografike etj. Por që megjithatë nuk është hulumtuar dhe studiuar sa duhet. Pikërisht për këtë, për temën tonë master, kemi vendosur të flasim për trashëgiminë islame të Tropojës, e cila është krijuar ndër shekuj, por me fokus të veçantë në dekadat e fundit. Tema jonë e magjistraturës “Trashëgimia islame në territorin e Tropojës” synon të evidentojë dhe të paraqesë një pasqyrë të përgjithshme të historisë dhe gjendjes së kësaj trashëgimie sot. Ky punim synon të përqendrohet edhe në vlerën e kësaj trashëgimie, gjithmonë me synim informimin dhe sensibilizimin e të gjitha institucioneve për ruajtjen dhe trajtimin meritor të kësaj trashëgimie shpirtërore islame shqiptare. Vakëfet, të njohura në popull si “Hajrati” apo “Mere”, që populli i ka lënë për hir të Zotit në shërbim të mbarë popullsisë, janë pasuri të mëdha me vlera shpirtërore dhe vakëfuese. Xhamitë me vakëfët, mejtepet, imamët, muderritë, mualimet dhe shenjat apo nishanet e mbetura orientalo-islame-shqiptare të këtyre treve përbëjnë thelbin e trashëgimisë së trajtuar në këtë punim.
Fjalë kyçe: Tropojë, Malësia e Gjakovës, trashëgimi, islame, historike, vakëf, hajrate, mere etj…
THE ABSTRACT
ISLAMIC HERITAGE IN TROPOJA COUNTRY
Tropoja region, as the most north-eastern part of Albania, known as the Malësia e Gjakovës, today an ethnic Albanian territory of the Islamic make-up, presents a rich territory that preserves numerous historical, archaeological, linguistic, ethnographic values, etc.
But which, however, has not been researched and studied enough. Precisely for this reason, for our master’s topic, we have decided to talk about the Islamic heritage of Tropia, which has been created over the centuries, but with a special focus on the last decades.
Our master’s thesis “Islamic heritage in the territory of Tropoja” aims to identify and present a general overview of the history and the situation of this heritage today.
This paper also aims to focus on the value of this heritage, always with the aim of informing and sensitizing all institutions for the preservation and meritorious treatment of this Albanian Islamic spiritual heritage.
Endowments, popularly known as “Hajrati” or “Mere”, which the people have left for the sake of God in the service of the entire population, are great assets with spiritual and endowment values. The mosques with their Waqifs, mejteps, imams, muderris, mualims and the remaining Oriental-Islamic-Albanian signs or moles of these three constitute the essence of the heritage considered in this paper.
Keywords: Tropoja, Malësia e Gjakovës, heritage, Islamic, historical, Waqf, Hajrate, Mere etc…