24.05.2021, Prishtine

 

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së si dhe stafi akademik se semestri veror për vitin akademik 2020/2021 përfundon më datë 31.05.2021

Afati i paraqitjes së provimeve është duke filluar nga data 01.06.2021 deri më datë 10.06.2021.

Studentët paraprakisht janë të obliguar që t’i marrin nënshkrimet, ta bëjnë pagesën e semestrit veror dhe më pastaj të paraqesin provimet te referenti.

Provimet për afatin e qershorit 2020/2021 fillojnë më datë 14.06.2021

Studentët e nivelit Ma do të informohen me kohë për kohën e përfundimit të ligjëratave dhe të afatit të provimeve.

Studentët, po edhe i tërë stafi, janë të obliguar që t’i respektojnë rekomandimet e dala nga IKSHP të ndërlidhura me pandeminë COVID-19.

 

Dekanati,

FSI