Më date 01.02.2017, sekretari i FSI-së mr. Vedat Shabani në shoqërimin e znj. Muzaqete Kosumit, zyrtare për marrëdhënie me jashtë pranë FSI-së, dhe tetë studentëve të Fakultetit vizituan Shkollën/Seminarin Ortodokse Serbe në Prizren.
Vizita ishte organizuar nga zyra e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë ku nga kjo zyrë ishte i pranishëm z. Rick Spruyt, Këshilltar Politik për Çështje të Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare nga zyra e BE-së në Kosovë.
Delegacioni i FSI-së u prit nga zëvëndës rektori i Shkollës/Seminarit, murg Andrev, profesorë të tjerë dhe nxënës të kësaj shkolle. Nikoqiri i informoi mysafirët rreth funksionimit të shkollës së tyre, kuadrit, lëndëve të cilat studiohen dhe numrit të nxënësve të cilët ndjekin këtë shkollë.

Nga ana tjetër edhe sekretari i FSI-së i informoi nikoqirët më historikun e FSI-së, rolin e saj, stafin mësimdhënës dhe studentët të cilët vijojnë mësimet në këtë insitucion.
Vlen të theksohet se gjatë kësaj vizite studentët e FSI-së si dhe nxënësit e Shkollës Ortodokse shkëmbyen pyetje mes vete dhe mes stafit mësimdhënës, rreth mënyrës së funksionimit dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me përgatitjen e kuadrit dhe avancimit të tyre të mëtutjeshëm.
Në fund të të takimit nikoqiri kishte përgatitur një drekë të cilën e shtroi në ambientin e restaurantit të shkollës.
Pas drekës delegacioni i FSI-së dhe ata nga Shkolla Ortodokse vizituan Xhaminë “Sinan Pasha” dhe Kishën Ortodokse në Prizren.
Zyra për informim, FSI {gallery}ortodokspz{/gallery}