Federata e Paqes Universale -Konferenca e Lidershipit Evropian mbajti në Tiranë më 21-22 nëntor takimin rajonal: Iniciativa e Ballkanit për Paqe me temën “Mirëkuptimi i ndërsjellë & Bashkëpunimi për paqe.

Në konferencë në nivel ish presidentësh të shteteve të rajonit, personaliteteve të shquara të jetës akademike, politike, fetare dhe ndërfetare u trajtuan çështje të rëndësishme për paqen dhe prosperitetin në rajon. Aktivistë të shumtë prezantuan studimet e tyre.

Fjalimi i prof. Besa Ismaili Ahmeti ishte i fokusuar në ‘Agjencinë (aktivizimin udhëheqës) të grave në dialogun ndërfetar në Kosovë’

  ‘Dialogu ndërfetar mbetet përgjithësisht  fusha më pak e mbështetur, ndërsa ajo e grave në veçanti me zero mbështetje, kur krahasojmë investimet e mëdha që bëhen për të shkaktuar ndasi, urrejtje dhe trazira mes popujve dhe feve’ – deklaroi ajo, dhe vazhdoi –‘ Dialogu ndërfetar sot më shumë se kurrë është platforma nga e cila suksesshëm vepron lufta kundër ekstremizmave, stereotipave dhe paragjykimeve, prandaj edhe duhet mbështetur akoma më tepër’.

Gjatë seancës për fuqizimin e grave si paqendërtuese, gjatë panelit të veçantë të kësaj konference, prof. Besa Ismaili shtoi se: ‘ Dialogu ndërfetar i grave si platformë u ka mundësuar grave të komuniteteve fetare të fuqizojnë edhe më pozicionet e tyre brenda vet komuniteteve të tyre fetare, duke shtuar kështu dukshmërinë e kontributeve të tyre. Gratë e feve vazhdojnë të japin kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në ndërtimin e paqes dhe mbjelljen e dashurisë dhe respektit të ndërsjellë mes njerëzve. Ato kanë arritur atje ku shumë të tjerë kanë dështuar: në thyerjen e mureve të mosnjohjes, të izolimit dhe të paragjykimit mes njerëzve në Kosovë’.

‘Është koha e duhur që dialogu ndërfetare të ngritët në nivel më të lartë: nga ai ceremonial dhe punës në terren e në nivelin akademik. Që të futet në kurrikulat shkollore dhe kampuset e universiteteve. Dhe në këtë drejtim Fakulteti i Studimeve Islame posedon bagazhin e duhur akademik dhe vullnetin që të jetë liderë në rajon në vendosjen e urave të bashkëpunimit me botën akademike’ – u tha në fund të fjalimit të saj, çfarë edhe u mirëprit si ide nga përfaqësues të ndryshëm universitetesh e institutesh ndërkombëtare.

Federate e Paqes Universale në  përmbyllje të Konferencës shpalli prof. Besa Ismaili Ahmeti, prodekane në Fakultetin e Studimeve Islame – Ambasadore për Paqe për kontributin e saj të deritanishëm dhe të ardhshëm në ndërtimin e paqes.

Çmimin ia dorëzoi znj. Yeon Ah Choi Moon, Presidente Ndërkombëtare e Federatës së Grave për Paqe Universale dhe Zhak Marion Sekretar Gjeneral për UPF Evropë në prani të ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Fatmir Sejdiut dhe ish-Presidentit të Shqipërisë, z. Alfred Moisiut.{gallery}peaceambsd{/gallery}

============================================================================================================================

Teksti i titullit si në vijim:
“Federata për Paqe Universale shpallë Ambasadorë për Paqe individët jetët e të cilëve janë shembuj ideal të të jetuarit për hir të të tjerëve, dhe të cilët
u përkushtohen praktikave që promovojnë vlera morale universale, jetë të fuqishme familjare, bashkëpunim ndërfetar, harmoni ndërkombëtare, përtëritje të Kombeve të Bashkuara, media të përgjegjshme publike dhe themelosje të kulturës së paqes.
Duke tejkaluar barrierat racore, nacionale dhe fetare, Ambasadorët për Paqe kontribuojnë në realizimin e shpresës të të gjitha kohërave, për një botë të bashkuar të paqes ku janë të harmonizuara dimensioni shpirtëror dhe material.
Federata e Paqes Universale është krenare të shpallë Ambasadore për Paqe”
                                                          BESA ISMAILI