Prishtinë, 23 maj 2023

Në suaza të memorandum bashkëpunimit të nënshkruar mes Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup (FSHI) dhe Fakultetit të Studimeve Islame – Prishtinë (FSI), ku në fokus ka edhe shkëmbimin e stafit akademik, sot në hapësirat e FSI-së para studentëve të vitit të parë dhe të katërt ligjëruan dekani i FSHI-së, Prof. dr. Shaban Sulejmani si dhe prof. dr. Muhamed Mustafi.