Prishtinë, 28.12.2022
Më datë 27.12.2022 në Fakultetin e Studimeve Islame, ishte për vizitë një delegacion nga Universiteti Dumlupınar – Kütahya, i udhëhequr nga Rektori Prof. Dr. Kazim Uysal.

Musafirët u mirëpritën nga dekani, prof. asoc.dr. Islam Hasani së bashku me menaxhmentin e FSI-së, ku fillimisht i falënderoi mysafirët për vizitën pikërisht në ditën e manifestimit të 30 vjetorit, ku ishte një rastësi interesante, që edhe ata këtë vit kishin shënuar 30 vjetorin e Universitetit të tyre.

Dekani, në pika të shkurta ua prezantoi një historik të shkurtë për FSI-në dhe gjithashtu i informoi mbi, zhvillimin e mësimit dhe programet mësimore të akredituara si dhe planifikimin për realizimin e programeve tjera.

Rektori, prof. dr.Kazim Uysal, tha që kjo vizitë ka për qëllim bashkëpunimin në mes të dy institucioneve arsimore në sferën e shkëmbimit të stafit dhe studentëve, hulumtimeve shkencore, vizitave të ndërsjellta dhe poashtu bashkëpunimeve të mundshme në lidhje me organizimin e konferencave, seminareve dhe trajnimeve të përbashkëta.