Simpozium:  “Ixhmai dhe vetëdija kolektive”
Në Stamboll nën organizimin e “Yeni Ymit” dhe “Hira” nga 27-28 prill u organizua simpoziumi ndërkombëtarë me temën “Ixhmai dhe vetëdija kolektive” në të cilin morën pjesë përfaqësues të bashkësive islame, akademikë, studiues më eminent të fushave të ndryshme dhe të  shkencave islame, me një pjesëmarrje të 81 shteteve të ndryshme të botës.  Në këtë simpozium ishte i ftuar edhe Fakultetiti i Studimeve Islame të cilin e përfaqësoi dekani i Fakultetit prof. dr. Qazim Qazimi, i shoqëruar nga dr. Zija Abdullahu, dr. Fahrush Rexhepi, dr. Lulzim Esati.

Këtu u tha se rëndësia e simpoziumit rrjedh nga unifikimi i qëndrimeve, ideve dhe vendimeve për shoqërinë muslimane. Simpoziumi i afirmoi vlerat e Ixhmait, si institucion për unifikimin bashkëkohorë të qëndrimeve islame, dhe largimin e sjelljes së konkluzioneve të interpretimeve të ndryshme që nuk kanë mbështetje në norma  institucionale.
Në këtë simpozium kontribut të veçantë dhanë, me kumtesat e tyre, studiuesë më eminent të botës islame si Ali Xhum’a  ish  Muftiu i Egjiptit, prof. dr. Ahmed Abbadi, – kryetar i Unionit të Ulemave të Marokut, Muftiu i Dijanetit të Turqisë, Mehmet Gyrmez, prof. dr. Abdulmexhid Nexh-xhar, studiues i njohur nga Tunisi e shumë të tjerë. Ky simpozium u konsiderua si një hap i rëndësishëm për unifikimin e botës islame.
Në fund të këtij simpoziumi u konkludua edhe një herë vlera dhe roli i institucionit të “Ixhmait”, si institucion i cili përsëri mund të marrë rolin dhe funksionin e tij historik si në periudhat e mëhershme në shoqërinë islame dhe si faktor i fuqishëm për parandalimin e interpretimeve të ndryshme që nuk kanë mbështetje istitucionale konform normave islame. Dhe krejtësisht në fund,  u vendos për formimin e  një Këshilli koordinues, i cili do të bëjë organizime të kësaj natyre.