Prof. ass. dr. Lulzim Esati

Position: Profesor
Categories: Stafi akademik
Location: Prishtine
Doktor i shkencave të tefsirit

Lulzim Esati u lind më 3 prill 1969 në Gjilan. Ka diplomuar në Kajro më 22 qershor 1999. Temën e magjistraturës me titullin “Zbukurimi në Kuranin Famëlartë” e ka mbrojtur pranë Departamentit të Tefsirit në Universitetin e Alul Bejtit, në Mafrak të Jordanisë. Më 15 gusht 2004 mbrojti temën e doktoraturës “Besa në Kuran dhe Sunet”, në Universitetin Islamik ndërkombëtar në Malajzi.

Lulzim Esati është angazhuar në mësimdhënie në Fakultetin e Studimeve Islame që nga viti 2005 e këtej, ndërsa ligjëron lëndët e Tefsirit. Përveç punës në Fakultetin e Studimeve Islame, Lulzim Esati, gjatë viteve 2007-2009, ka qenë edhe mësimdhënës në Medresenë “Alaudin”, paralelja në Gjilan dhe ligjërues në Malishevë të Gjilanit në periudhën 2009-2014.

Është autor i një vargu studimesh dhe kumtesash të paraqitura në aktivitete të ndryshme shkencore kushtuar studimeve islame. Deri tani ka botuar veprat Studime praktike në komentimin tematik të Kuranit, në edicionin e Fakultetit të Studimeve Islame dhe Personalitete në Kuranin Famëlartë