Prof. ass. dr. Shefqet Krasniqi

Position: Profesor
Categories: Stafi akademik
Location: Prishtine

Shefqet Krasniqi ka lindur në Siboc komuna e Obiliqit në vitin 1966. Shkollën fillore e krye në fshat, pastaj medresenë e mesme ‘Alaudin’ në Prishtinë. Më pas vazhdoi studimet e larta në Medinë, në universitetin Islamik, ku edhe doktoroi në lëmi të fikhut.

Profesor i fakultetit së studimeve islame në Prishtinë për vitin e tretë, të katërt dhe për studimet master.

Autor i rreth 50 librave dhe shumë punimeve e shkrimeve tjera në lëmi  të ndryshme.

Jeton dhe vepron në Prishtinë.